I vranë djalin në ’97, thirrja e kësaj nëne mes lotësh do t’ju bëjë të reflektoni mirë

393
E veshur pis me të zeza, një grua, që ka humbur djalin në vitin e tmerrshëm 1997 i bën apel shqiptarëve të dorëzojnë armët, duke u kujtuar se ato sjellin vetëm vdekje.
Kjo është historia e dhimbshme e Razijes dhe pengu i saj për djalin që nuk jeton më.
“Në ’97 nga këto armë të mallkuara më vranë djalin. Prandaj nuk duhen armët. Unë e kam në shpirt fatkeqësinë dhe nuk ka ditë e natë të mos e kujtoj”- thotë Razija.
Më tej, mes lotësh u drejtohet shqiptarëve. “I bëj thirrje gjithë popullit të Shqipërisë të dorëzojnë armët sepse cdo armë është një vdekje”- thotë ajo në një bashkëbisedim me ministrin e Brendshëm Tahiri, i pranishëm në një nga takimet e radhës për dorëzimin vullnetar të armëve.
Sigal