Denoncimi i PD – “Firma e deputetit Qefalia përfitoi 6.7 mld lekë nga buxheti i shtetit”

461
Partia Demokratike akuzoi sot deputetin socialist, Xhemal Qefalia, për përfitimin e 6.7 miliard lekë tendera nga buxheti i shtetit.
Denoncimi u bë nga Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun Grida Duma, e cila tha se Qefalia fshihet pas emrave të nipave të tij, por në realitet firma është në pronësi të tij dhe vëllezërve.
“Firma e deputeteti socialist Qefalia ka pasur një aktivitet modest dhe në 2013 nuk ka marrë asnjë lekë nga buxheti i shtetit, por pasi Edi Rama erdhi në pushtet rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati dhe ka marrë jo pak por 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në tre vite. Njëlloj si në rastet e tjera, si ai i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrave të nipërve. Kemi dokumentacionin e plotë si firma kalon në emër të nipave sa për një formalitet. Ndërsa të gjithë e dinë që është deputeti dhe vëllezërit e tij që ndajnë llokmat e buxhetit të shtetit”.
Duma apeloi qytetarët ti bashkohen protestës së 18 shkurtit për të ndalur korrupsionin.
“Ndërsa këta marrin miliarda populli zhytet në varfëri.Paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës. Shteti i Edi Ramës është një ndërmarrje private që ndan paratë me një grusht njerëzish. Me 18 shkurt ngrihemi bashkë dhe ndalim këtë korrupsion dhe këta zhvatës”.
Sigal