I riu nga Tirana ngre ‘fermë’ kanabisi në Fushë Krujë, jetonte në barakë

139
Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Kameras të Fushë Krujës, ndërsa po kultivonte lëndë narkotike kanabis sativa.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Anxhelo Mehmeti 20 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 60 fidanë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva; 55 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva; një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; një pushkë model 63.

“Shtetasi i arrestuar kishte përshtatur një ambient për të qëndruar, në tokën ku u gjetën fidanët dhe bimët narkotike. A.Mehmeti është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën veprave penale të narkotikëve dhe dhunë në familje”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.