I pirë në timon, pranga 40-vjeçarit nga Kukësi (Emri)

727
Një 40-vjeçar ka rënë në pranga, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Burime zyrtare nga policia e Kukësit bënë me dije se bëhet fjalë për Muhamet Gërmizin, banues në fshatin Bardhoc.
NJOFTIMI I POLICISË
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet nga Policia Rrugore.
Më datë 26.12.2017, Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Muhamet Gërmizi, 40 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi, në hyrje të tregut të qytetit të Kukësit, është kapur nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor, duke drejtuar mjetin tip autoveturë “A Class”, në gjendje të dehur.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Sigal