Tiranë, alarm për bombë në një makinë në Kombinat

406
Një automjet të cilit i ishte vënë 800 gr lëndë eksplozivi ka arritur të çmontohet në kohë, pa shpërthyer. Rasti në fjalë është regjistruar sot rreth orës 10:00 në rrugën ‘Thoma Hoxhaj’ në Kombinat.
Mësohet se poshtë mjetit ishte vendosur një letër e lidhur me natriban. Kjo ngjarje ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit, e cila u nis me urgjencë drejt vendit ku ishte parkuar mjeti tip “Fiat” me targë AA 021 HD.
Sakaq, në vendngjarje mbërritën dhe forcat xheniere, të cilat rrethuan zonën dhe nisën nga puna për heqjen e eksplovizit. Pas më shumë se një ore u arrit që sasia e lëndës plasëse të hiqej në kohë. Nga informacionet paraprake, mjeti ishte marrë me qera nga një person, identiteti i të cilin nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.
Ndërkohë, një grup hetimor po merr në pyetje personin që ka konstatuar lëndën eksplozive. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 09:23 minuta në sallën operative ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se para pallatit tek rruga e qelqit ne Kombinat, në automjetin tip ‘Fiat’ me targa AA 021 HD, me drejtues mjeti Ervis Imeri 31 vjecc nga Tepelena, makine e marrë me qera, drejtuesi i automjetit ka konstatuar se poshtë shasisë afër mbapakolpit, u konstatua nje pako e dyshimte e mbështjelle me natriban.
Në vengjarje ka mbrritur menjëherë policia ku është vendosur perimetri i sigurisë si dhe janë njoftuar njësia antieksploziv e RENEAS, ku është bërë çaktivizimi i pakos, ku brenda saj kishte 3 kallepe tritol 200 gramsh, kapsolle detonatore, si dhe dy bateri 9 volt me paketën elektronike. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal