I moshuari nga Durrësi rreh me bastun të birin… 3 ditë më pas, 41 vjeçari humb jetën

566
Sigal

70 vjeçar, por sërish mesa duket me autoritet të hekurt në familje, aqsa nuk e ka patur problem që të godasë me bastun të birin dhe gruan e tij, madje duke i shkaktuar dhe vdekjen djalit.

Kjo është ngjarja që ka ndodhur tre ditë më parë në fshain Gjuricaj të Durrësit, atje ku 70 vjeçari Xhavit Tema ka dhunuar të birin Agron Tema.

I moshuari e ka goditur me bastun në kokë të birin si dhe në të gjithë trupin, duke i shkaktuar kështu plagë serioze. Tre ditë më vonë, 41 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shkaktuara nga dhuna e të atit.

Fatmirësisht për nusen e 41 vjeçarit plagët kanë qenë të lehta dhe pak orë pas ngjarjes ajo ka lënë spitalin.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 02.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.T., vjeç 70, banues në fshatin Gjuricaj, pasi në Gjuricaj, ka goditur me sende të forta, djalin dhe nusen e djalit A.T., dhe J.T., vjeç 41 e 24, A.T., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, J.T., pa probleme për jetën. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 05.07.2018, ka ndërruar jetë në spital shtetasi A.T., vjeç 41, banues në Gjuricaj, Durrës. Neni 130/a i Kodit Penal.