I hyjnë në banesë dhe i hapin kasafortën, ja sa para i morën fierakut

146
Një grabitje e një shume parash ka ndodhur në banesën e një qytetari në Fier. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Kryengritja”.
Sipas njoftimit të policisë, janë vjedhur 10 mijë euro dhe 550 mijë lekë. Kjo shumë parash u grabit në banesën e 56-vjeçarit K.M.
Dyshohet se lekët i kanë grabitur në kasafortën e katit të dytë të një pallati.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.