I dyshuari si autor i vrasjes së Valmir Kolaverit, arrestohet në krevat

187
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Bathore të Tiranës më 4 nëntor 2015.
Arrestimi i Elson (Gazmir) Dacit, (ne foto) 27 vjeç lindur dhe banues në Bathore është kryer rreth orës 23:30 të 22 dhjetorit 2015, në një hotel në autostradën Tiranë – Durrës.
“Ky shtetas dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Valmir Kolaveri, dhe plagosjes se Robert Kolaveri ndodhur në Bathore ne dt.04.11.2015″ informon policia e Tiranës.
Forcat RENEA dhe policia morën pjesë në operacionin e arrestimit.
Personit të ndaluar, iu gjet edhe arma e tipit pistoletë TT me 9 fishekë, e cila dyshohet të jetë ajo me të cilën ai ka kryer krimin.
Krimi ndodhi në një lokal në qendër të Bathores më 4 nëntor 2015.