Tentoi të shpëtonte ushqimin e bagëtive nga zjarri, digjet pornari i tyre në Korçë

102
Sigal

Një shtetas me inicialet A.D. ka pësuar djegie duke u munduar të shuaj flakët që kishin përfshirë magazinën që ai përdorte për ushqimin e kafshëve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të qytetit të Korçës rreth orës 21:00.

I dëmtuari është nisur në spitalin e Korçës nga ku po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 01.11.2022, rreth orës 21:00, në fshatin Kamenicë, Korçë, ka rënë zjarr në ambientin ku mbahej baza ushqimore e bagëtive, në pronësi të shtetasit A. D., i cili duke u munduar të shuante zjarrin, ka pësuar djegie trupore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.