Aksioni i policisë vazhdon: Në 1 javë 5 të arrestuar dhe 766 lidhje debitore të prera

462
5 shtetas janë arrestuar ndërsa 8 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.
Policia e shtetit së bashku me grupet e punës së OSHEE vijojnë aksionet për vjedhjen e energjisë elektrike. Gjatë javës që lamë pas policia në bashkëpunim me OSHEE ndarë në 45 grupe ka kontrolluar 2810 subjekte në të cilën janë evidentuar 17 raste të vjedhjes së energjisë.
Policia njofton se 4 shtetas të cilët janë konstatuar parregullsi me energjinë elektrike po ndiqen penalisht në gjendje të lirë. OSHEE gjatë perjudhës 14-20 korrik ka ndërprerë 766 lidhje të abonentëve debitorë dhe 17 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 34 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Në deklaratën për mediat policia e Shtetit dhe OSHEE njoftojnë se janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona të cilët abuzojnë me energjinë elektrike.
Sigal