Kapet me mbi 20 mijë dollarë të falsifikuara, pranga 44-vjeçarit në Elbasan (Emri)

506
Policia e Elbasanit ka arrestuar një person i dyshuar si autor i monedhave të falsifikuara. Në kuadër të operacionit ‘Start 2018’, është arrestuar Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan. Atij iu sekuestruan 20.700 dollarë të falsifikuara.
Njoftimi i policise:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale Task Forcë Speciale Qëndrore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “START 2018”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Taulant Dubali, 44 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.
Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.
Sigal