I dënuar në Itali me 22 vite burg, arrestohet në Lezhë 38-vjeçari me dy emra

225

Policia e Lezhës ka arrestuar një 38-vjecar për llogari të drejtësisë italiane. Në pranga ka përfunduar Artan (Festim) Abedini, 38 vjeç, banues në Malbardhë të Kurbinit, pasi gjykata italiane e Fierenzes e ka dënuar me 22 vite burg për trafik droge. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:
I dënuar me 22 vite burg nga Gjykata Italiane e Firences, kapet dhe ndalohet nga forcat policore të Lezhës një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit të shpallur në kërkim:

– Artan (Festim) Abedini, 38 vjeç, banues në Malbardhë – Kurbin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Firences Itali, me vendimin SIEP 503/2015, e ka dënuar me 22 vite burg për veprën penale “Trafik droge” parashikuar nga nenet 81 dhe 110 të Kodit Italian dhe nenet 73 dhe 74 të ligjit mbi ” Drogat”.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë provizor me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.