Bale, ëndrra e pamundur e Mourinho-s? Ja vlera marramendëse e futbollistit të Realit

545
Sigal

Bale një ëndërr e pamundur për Mourinho? Fjalët mbi të ardhmen e tij të shprehura menjëherë pas dopietës që i dhuruan “Real Madird”-it “Champions”-in e 13-të (Duhet të luaj të gjitha javët, do dëgjoj agjentin tim) kanë bërë që “Machester United” të shpresojë, shkruan “SportMediaset”.

Por çmimi i uellsianit, që në korrik mbush 29 vjeç, është tronditës. Sipas tabloidëve anglezë kostoja e një operacioni të tillë arrin vlerën e çmendur të 355 milionë sterlinave.

Bale pretendon më shumë hapësirë dhe në dy javët në vijim, menaxheri i tij, Jonathan Barnett do të takohet me presidentin e “Real Madrid”, Florentino Perez për të disutuar për të ardhmen e sulmuesit, që ka mbërritur në verë të vitit 2013 tek madrilenët që nga “Tottenham” për 100 milionë euro, me një kontratë deri në vitin 2022.

Po bëhet një vit që në Angli flasin për vullnetin e “United” për të risjellë Bale në “Premier League”.
Largimi i lojtarit pas triumfit të “Real”-it në Kiev nga njëra anë i hap rrugën Djajve të Kuq, por që duhet të përballen me konkurencën e “Bayern Munich”.

Megjithatë, nëse Perez do të vendosë që të lërë uellsianin të largohet, do të përpiqet të përfitojë në maksimum nga diamanti i tij.

Dhe është pikërisht ky aspekt që tremb Mourinon, sikurse shkruajnë tabloidët anglzë. Mes vlerës së lojtarit që llogaritet rreth 200 milionë sterlina dhe paga (tek “Real” fiton 650 mijë sterlina në javë) një kontratë katërvjeçare do t’i kushtonte klubit spanjoll 380 milionë sterlina.
Një shifër e frikshme. A janë të gatshëm pronarët e “United” për këtë çmenduri?