Hetimi për Martin Shkrelin, ja sa vite burg rrezikon shqiptari i amerikës

671
Ish-drejtori i një kompanie ekzekutive amerikane, Martin Shkreli do të jetë përgjegjës për humbjen e 10.4 milion dollarëve, ku ai është dënuar për mashtrim ndaj investitorëve nga një gjykatës federal të mërkurën e javë së kaluar, duke refuzuar argumentin e tij se ai nuk shkaktoi humbje sepse investitorët nuk kishin investituar në kompaninë e tij.
Vendimi nga gjyqtari i Shteteve të Bashkuara Kiyo Matsumoto mund të marrë një vendim ku do të dënohej me shumë vite Martin Shkreli, pasi shuma e humbjes financiare luan një rol të madh në udhëzimet federale të dënimit, raporton “Reuters”.
Avokati i Shkrelit, Benjamin Brafman tha se ai ishte i “dëshpëruar nga ky vendim por ende shpreson se gjykata do të gjejë një arsye në zemrën e saj të vendosë një dënim objektiv.”
34-vjeçari Shkreli u bë i njohur përmes kompanisë “Pharma Bro” pas rritjes së çmimit të ilaçit Daraprim kundër infeksioneve me mbi 5.000 për qind në vitin 2015, në kohën kur ai ishte shef ekzekutiv i “Turing Pharmaceuticals”.
Shkreli ka qenë në burg që nga shtatori, kur Matsumoto revokoi dorëzani pasi ai kishte ofruar një dhuratë prej 5, 000 dollarë për një fije floku të Hillary Clinton në një postim në profilin e tij Facebook.
Ai u dënua për gënjeshtra ndaj investitorëve në lidhje me performancën e dy fondeve që ai i kontrollonte, MSMB Capital dhe MSMB Healthcare, dhe për komplotimin për të manipuluar çmimin e aksioneve të një kompanie farmaceutike që themeloi, Retrophin Inc (RTRX.O).


Sigal