Greqi/ Kapen 93 kg drogë, 6 në pranga, mes tyre shqiptarë

461
Sigal

Janë sekuestruar 93 kg marijuanë në Greqi, ndërsa pas kontrolleve të kryera përfunduan në pranga 3 shqiptarë dhe 3 grekë. Gjashtë të arrestuarit rezultojnë pjesëtarë të një grupi të trafikut të drogës Shqipëri-Greqi.

Dy prej shqiptarëve të moshës 31 dhe 52-vjeç kishin rol trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe më pas transportin drejt Selanikut ku ja dorëzonin pjesës tjetër të grupit. Policia ka ndërhyrë në Selanik gjatë shkëmbimit të një sasie droge ku janë pikasur 5 nga trafikantët.

U arritën të kapeshin 3 prej tyre, dy shqiptarë të moshës 31, 52 dhe një grek 51-vjeç. Dy grekë të tjerë 35 dhe 64-vjec u larguan me makinë por u kapën më vonë në rrugën kombëtare Selanik-Moudiana.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 52 kg e 728 gram marijuanë dhe 1150 euro. Më pas u ushtrua kontroll në një  banesë në Selanik ku u gjet edhe një sasi tjetër droge prej 40 kg 225 gram marijuanë, 2220 euro dhe 1 peshore. Për këtë u arrestua edhe një shqiptar tjetër 31-vjeçar. Në total u sekuestruan edhe 3 automjete. Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 204 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.