Greqi/ Arrestohet 34-vjeçari shqiptar

457
Sigal

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Janinë, pasi ngacmonte seksualisht vajzat e reja.

Arrestimi i shqiptarit u bë pas disa ankesave të përsëritura në ditët e fundit.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, shqiptari ka pranuar se ka ngacmuar dy vajza, por thotë se ato ishin të vetme dhe se nuk kishte ngacmuar asnjë tjetër.

Autoritet po hetojnë edhe për raste të tjera të ngacmimit nga shqiptari, i cili prej disa vitesh jetonte në këtë rajon.