Grabitja në Rinas, policët privat s’kishin certifikatë sigurie

462
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e 30 qershorit në aeroportin e Rinasit, ku burime brenda grupit hetimor kanë bërë me dije se punonjësi i bankës, Kujtim Picari në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë i vetëm në fugonin që po transportoheshin paratë. Sipas të dhënave, Picari e ka bërë një gjë të tillë, pasi dy punonjësit e kompanisë “Nazeri2000” nuk janë lejuar që të futen në ambientet e aeroportit pasi ata nuk kanë pasur certifikatat e sigurisë. Duke parë këtë fakt, Picari e ka marrë automjetin dhe i është drejtuar pistës aty ku sapo ka hapur dyert e tij, grabitësit e armatosur i kanë shkuar pranë duke i marrë thasët me lekë. 
Sigal