Seva Çereni: Një mashkull që më mbështet në rrugën që ndjek

628
Seva, si ndjehesh tani që Miss Summer World ka përfunduar dhe ju mundët të merrnit dy çmime, atë të publikut dhe Miss Europa? 
Miss Summer World ishte një nga formatet që personalisht më ka pëlqyer më shumë. Normalisht që pas përfundimit të tij si pas përfundimit të çdo gjeje të bukur fillon të të mungojnë si personat po ashtu edhe aktivitet që bënin atje. Marrja e dy çmimeve sidomos ai i Miss Europe ishte një vlerësim shumë i madh për mua sepse përfaqësoja një kontinent të tërë. 
Si e sheh këtë kompeticion, tani që ka mbaruar kjo garë? Ku u tregua që ishte një kompeticion i suksesshëm dhe serioz. 
Tani qe i rikthehem pas besoj se ky kompeticion me ka ndihmuar të rritem profesionalisht duke qenë se kam shkëmbyer eksperienca edhe me modelet e tjera qe vinin nga vende të ndryshme. Besoj se serioziteti u tregua në pjesëmarrjen e shumtë të vendeve të huaja në këtë eveniment. 
Ç’mund të na thuash për organizimin e Miss Summer World? 
Organizimi i Miss Summer World ishte një sipërmarrje e Albana Çakshirit e cila me vullnetin e saj dhe pasionin që ka për këtë fushë arriti të krijonte një spektakël të vërtetë. Kur merren përsipër evenimente të tilla ndërkombëtare dihet që edhe lodhja edhe frika se si do dalim para publikut. Por shkathtësia e Albana Çakshirit dhe vullneti për t’i bërë gjërat sa më pranë perfektes, bënë që organizimi i këtij evenimenti të ishte perfekt. Me pasion dhe punë arrihet çdo gjë. 
Juria është pjesë kryesore e eventeve të bukurisë, pasi ajo me seriozitet dhe në mënyrë objektive voton. Si e sheh jurinë e këtij kompeticioni? 
Duke qenë se ishte një juri e larmishme dhe ndërkombëtare serioziteti i saj ishte edhe më i madh. Ndoshta prandaj edhe çmimet që u dhanë aty ishin tërësisht të merituara pasi në këtë rast bukuria u pa në një dimensionalitet ndërkombëtar. Gjithashtu u vlerësuan edhe aspekte të tjetra përpos asaj të bukurisë. 
A kishte xhelozi mes konkurrenteve? 
Për sa i përket këtij aspekti, ne të gjitha vajzat u bëmë mike me njëra tjetrën dhe duke qenë se ishim nga vende të ndryshme të botës xhelozia nuk gjeti hapësirë tek ne. Ne edhe sot mbajmë kontakte me njëra tjetrën madje disa prej nesh janë bëre edhe mike shumë të mira. 
“Që të jesh miss nuk duhet vetëm bukuria fizike”, kjo është një frazë që lakohet shpesh. Për Sevën, si duhet të jetë një miss? 
Një miss duhet të ketë para së gjithash një stil të sajin, sharmë edhe elegancë. Të qenurit miss do një përkushtim të jashtëzakonshëm për të përmirësuar gjithnjë veten në çdo aspekt. Nuk mund të jesh një miss në qoftë se nuk zotëron një karakter të fortë dhe të disiplinuar.
Sipas këndvështrimit tënd, si arrihen majat e suksesit? 
Punë edhe shumë punë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen majat e suksesit. Suksesi nuk është diçka materiale që mund ta kesh sa hap e mbyll sytë por është një proces që vazhdon në mënyrë progresive që edhe nëse arrihen majat e saj Sërish do të duhet punë për të qëndruar aty. 
Për çfarë studioni aktualisht? 
Unë studioj në vitin e dytë gjimnaz në shkollën “Pavarësia”. 
Çfarë dëshironit të bëheshit kur ishit e vogël? 
Duke pare videot e viteve të kaluara unë gjithnjë dëshiroja të bëhesha aktore. 
Cilin mendon si profesion të jetës? 
Duke qenë se jam ende në gjimnaz, jam ende skeptike për sa i përket profesionit të jetës sime. Ai është një vendim shumë i rëndësishëm për tu marrë dhe ende po mendoj se në cilat fusha jam më e aftë. Sigurisht që edhe profesioni im nuk është se do jetë shumë larg pasionit tim që është moda. 
Po pasioni momental? 
Pasioni im momental mbetet moda pasi ajo më jep mundësinë që unë të shpreh veten dhe në këtë mënyrë unë arrij të gjej vetën. 
Ku e shihni vetën në të ardhmen? 
Larg prej këtu…..në ndonjë pasarelë të Victoria Secret ndoshta. (qesh) Dihet që pritshmëri për të ardhmen janë shumë të mëdha por besoj se nëse e do diçka vërtet ti e arrin atë. 
Po ta kthesh kokën pas, ke bërë gjëra për të cilat je penduar? 
Jo, pasi çdo gjë që kam bërë më ka çuar drejt rrugës së suksesit që jam tani. Pendesa është diçka e cila vetëm të pengon për të ecur përpara. 
Për çfarë nuk do e falësh kurrë veten? 
Jam shumë e dashur me veten e fal gjithmonë. Me Kalimin e kohës edhe rëndësia e disa gjerave zbehet dhe ne mësojmë ta falim veten sepse vetëm kështu mund të ecim përpara. Seva në ëndrrat fëmijnore. 
Ndonjë peng që nuk keni mundur ta realizoni? 
Deri tani fati është treguar tepër bujar me mua dhe të paktën të gjitha mundësitë që mua më janë dhënë unë i kam shfrytëzuar. 
Mashkulli i ëndrrave të tua? 
Mashkulli i ëndrrave të mia nuk është se ka ndonjë karakteristikë fizike, mjafton të më bëj mua të ndihem e dashuruar dhe normalisht të më mbështes në rrugën që do të ndjek. 
Si do e përkufizoje lidhjen tënde? Nëse nuk je në lidhje atëherë si do e doje? 
Një lidhje e cila do më dhuronte emocione dhe kujtime pafund. Një lidhje e cila do të dinte të kapërcente çdo sfidë të sajën për shkak të dashurisë që ajo ka. 
Ç’vend zë shoqëria në jetën tënde? 
Shoqëria e veçantë dhe ajo e vërtetë zë një vend shumë të rëndësishëm. Ajo ka qenë dhe mbetet një nga mbështetësit e mia më të mëdha. 
Çfarë ke bërë ti në emër të saj? 
Gjithçka që më është dashur që ta mbaj pranë vetës. Shoqëria po nuk qe reciproke nuk mund të quhet e tillë. Por dhurata më e madhe që mund t’i bëj dikush shoqërisë është koha që i dhuron. 
Ku do i kalosh pushimet këtë vit dhe me kë? 
Me familjen ne ndonjë ishull grek, këtë të fundit ende s’e kemi vendosur akoma, por kemi zgjedhur Mesdheun për t’i kaluar pushimet këtë vit. 
Një mesazh për gazetën “Telegraf”? 
Bukuria është si një gazetë, duhet shfletuar edhe në brendësi që të kuptohet si tërësi.

Intervistoi: Klaudia Malaj 
Sigal