Goditet në Itali banda me shqiptarë e marokenë, gëlltisnin kokainën për t’i shpëtuar kontrolleve

401
Kontrolle por edhe arrestime të shumta në provincat e Rovigos, Veronës dhe Bolonjës. Të gjitha kanë nisur pas urdhrit të gjyqtarit për hetimet paraprake të Gjykatës së Veronës, që në këtë mënyrë përmbushi hetimet e nisura që në vitin 2013.
Një grup “gëlltitësish” dhe shefat e tyre janë ndaluar nga policia italiane. Bëhet fjalë për një bandë të trafikut të drogës me persona të kombësive të ndryshme po më shumë shqiptarë dhe marokenë dhe heroina e kokaina sipas autoriteteve italiane vinte pikërisht nga këto dy vende.
Sistemi i adaptuar për t’u shpëtuar kontrolleve konsistonte në gëlltitjen e drogës, të paketuar në kapsula. Një sistem efikas për trafik, por që ekspozon ndaj vdekjes kë e përdor, në rast të thyerjes së kapsulës.
Në mes të linjave të trafikut të drogës edhe Rovigo, me një pjesë të mirë të drogës që hetuesit thonë se ishte për tregun lokal. Hetimet duket se do të vazhdojnë. Në Polesine në u kontrollua një shtëpi në Badia Polesine, në të cilën jetonte një shtetas shqiptar me dokumente të rregullta në Itali.
Për hyrjen dhe verifikimin janë marrë hetuesit e qytetit, të cilët nuk kanë gjetur ndonjë gjë të rëndësishme. Megjithatë shqiptari është vënë nën hetim.
Sigal