Majlinda Andrea gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Lartë kërkon pafajësi lidhur me dosjen e korrupsionit që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë.
Sot u mbyll shqyrtimi gjyqësor dhe vendimi do të jepet më 12 qershor.
Pafajësi kanë kërkuar dhe të pandehurit e tjerë në këtë proces: Odhise Andrea, Petraq Dashi, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino.
Seancën e kaluar Prokuroria e Përgjithshmë e Përgjithshme paraqiti konkluzionet përfundimtare të dosjes së korrupsionit në Gjykatën e Lartë, ku është e përfshirë ish gjyqtarja Majlinda Andrea dhe bashkëshorti i saj Odhise Andrea.
Organi akuzës kërkoi shpalljen fajtor të të akuzuarve dhe dënimin e tyre përkatesisht me 4 vite burg për gjyqtaren dhe 5 vite për bashkëshortin e saj si dhe sekuestrimin e shumes prej 50 mije euro të perfituar nga korrupsioni.