Gjykata e Sarandës lë në burg 12 personat e arrestuar gjatë operacionit ‘Piramida’

560
Nën masa të rrepta sigurie u zhvillua paraditen e së premtes, seanca për caktimin e masës së sigurisë për 12 të arrestuarit e operacionit “Piramida”, gjatë të cilit u godit një grup trafiku droge nga Saranda në Greqi.
Gjykata e Sarandës vlerësoi të ligjshëm arrestimin e këtij grupi dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest ne burg” për 12 të dyshuarit.
Ajas Lile, Altin Sakaj, Kastriot Muka, Armand Koçiu, Fatjon Dule, Mario Zybo, Afron Halili, Osman Halili, Enea Duro, Emilio Mehmeti, Torio (Viktor) Ruci dhe Eristjan Bejko do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre. Përveç të arrestuarve, edhe 4 persona të tjerë janë shpallur në kerkim policor.
Sigal