Ndjekje si nëpër filma, makina e policisë përplas automjetin që transportonte drogë

384
Policia e Sarandës ka përplasur një makinë në aksion rrugor Bistricë-Sarandë. Një makinë tip ‘Golf’ nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe policia është vënë në ndjekje të saj.

Raportohet se makina e policisë e ka goditur me mjetin i cili ishte duke transportuar drogë. Pas goditjes, mjeti ka dalë nga rruga.

Në makinë kanë qenë dy persona të cilët janë arrestuar. Ende nuk dihet sasia e kapur dhe identiteti i tyre.
Sigal