Gjendet një gomone e braktisur në Radhimë, dyshimet e para të policisë

619
Një gomone e braktisur është gjetur sot në Radhimë të Vlorës. Mjeti i lundrimit, 9 metra e gjatë dhe me dy motorë është gjetur gjatë patrullimit nga Policia Kufitare sëbashku me Delta Forcën.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.
NJOFTIMI I POLICISË
Ndërkohë gjatë mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë në breg të detit një gomone 9 metra të gjatë me dy motorrë.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.
Sigal