Gjendet i vdekur një oficer i Policisë së Sarandës, nisin hetimet

441
Sigal

Policia e Sarandës ka nisur hetimt sot pasi një punonjës i saj u gjet i vdekur paradite. Sipas burimeve  jozyrtare mësohet se Zenel Zeneli, 50 vjeç, oficer i Policisë me shërbim në Sallën Operative në Komisariatin e Policisë në  Sarandë, ka ndërruar jetë në hyrjen e pallatit të tij në rrugën e pestë.

Policia në vendngjarje po heton për shkakun me mjekun ligjor. Dyshohet se Zeneli ka pësuar atak kardiak. Në trupin e tij nuk kishte shenja  dhune.