Në kërkim ndërkombëtar shqiptari Klodi Lesi, vrau gruan me thikë

428
Vazhdojnë kërkimet nga policia greke për arrestimin e 34-vjeçarit shqiptar që masakroi me thikë bashkëshorten e tij greke një javë më parë. Por në ndjekje të tij tashmë nuk vetëm policia greke, por edhe Interpoli, pasi Greqia e ka shpallur Klodi Lesin në kërkim ndërkombëtar.
34-vjeçari Klodi Lesi është ende në arrati, së bashku me djalin e tij 4 vjeç, të cilin e mori me vete pas vrasjes mizore të bashkëshortes.
Mediat greke e cilësojnë rrëmbim të fëmijës, faktin që shqiptari është arratisur së bashku me fëmijën e tij. Sipas mediave greke, autoritetet helene po mbajnë kontakte të vazhdueshme edhe me autoritetet italiane.
Dy ditë më parë, policia gjeti në zonën e Selanikut ku dhe banonte çifti, motorin dhe një vendstrehim ku kishte qëndruar Klodi Lesi pas vrasjes së bashkëshortes së tij. Policia ka njoftuar edhe autoritetet e vendit tonë, pasi ka frikë mos 34-vjeçari ka kaluar në Shqipëri.
Kjo edhe sipas dëshmisë së një miku të tij në Greqi, që u mor në pyetje nga hetuesit grekë i cila tha se Klodi kishte biseduar me një të njohur për t’i gjetur makinë që të shkonte në Shqipëri. 
Sigal