Filmon vajzën në çaste intime: 300 mijë lekë që të mos publikoj videon

56
Dy shtetasit Pandaleimon Zhonga dhe Marjus Doko kanë përfunduar si të pandehur në Gjykatën e Krimeve të Rënda pasi kanë shantazhuar një vajzë me 300 mijë lekë të vjetra ose përkundrazi do ti publikonin foto të saj intime. Prokuroria akuzon dy shtetasit e lartpërmendur se përmes “Facebook” kanë shtantazhuar një vajzë nga Berati. Ngjarja sipas prokurorisë ka ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2015. Mësohet se Pandaleimon Zhonga dhe Marjus Doko u arrestuan pas denoncimit të bërë nga vajza dhe prindërit e saj. Ndaj tyre rëndon akuza e “Shtrëngimit me anë të kanosjes”. Hetuesit kanë sqaruar se një nga djemtë kishte patur marrëdhënie me vajzën dhe se kishte arritur edhe të filmonte çaste intime me të. Vajza dhe prindërit e saj kanë denoncuar dy djemtë në momentin që njëri nga ata ka publikuar në “Facebook” një foto të vajzës gjysmë të zhveshur.