Mbytet 20-vjeçari teksa lahej me shokët në lumin Mat

491
Një i ri ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në ujërat e lumit Mat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të ditës së sotme, ndërsa viktimë ka mbetur 20-vjeçari Andi Lika. Mësohet se i riu lahej në lum bashkë me shokët, por në një moment nuk ka mundur të dalë më në sipërfaqe. Policia e Kurbinit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilën ka ndodhur ngjarja dhe ka marrë në pyetje shokët e viktimës.
Sigal