Fier/ Plagoset me thikë një 19 vjeçar, nw pranga autori

591
Një person ka mbetur i plagosur nga një sherr i ndodhur mes dy të rinjve në qytetin e Fierit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në shëtitoren e qytetit, e cila ishte plot me qytetarë e turistë. Sipas informacioneve, një 14-vjeçar me iniciale D.R ka qëlluar me thikë 18-vjeçarin me iniciale M.H, banues në lagjen “Sheq i Madh”. Në vendin e ngjarjes mbërriti ambulaca, e cila e dërgoi të riun në spitalin e qytetit ku ju dha edhe ndihma e parë. Autori i plagosjes është shoqëruar nga policia. Kjo e fundit ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Sigal