Fier, 19-vjeçarja: 46-vjeçari më përdhunoi për 3 vjet…viktimë dhe një 5-vjeçare

441
Një 19-vjeçare nga Fieri ka bërë një kallëzim të rëndë ndaj një 46-vjeçari, të cilin e akuzon se e ka përdhunuar për tre vite me radhë.
Kallëzimi është regjistruar në Policinë e Fierit nga vetë 19-vjeçarja, e cila mesa duket ka gjetur guximin të flasë për abuzimin ndër vite ndaj saj.
Menjëherë pas kallëzimit, specialistët për krimet në komisariatin e Fierit ndaluan 46-vjeçarin Thoma Çala, banues në fshatin Sheqishte.
Në padinë e saj bërë pasditen e së shtunës, 19-vjeçarja ka deklaruar se është përdhunuar nga 46-vjeçari Çala nga muaji prill i vitit 2010 deri në vitin 2013.
Policia i kaloi materialet procedurale Prokurorisë së Fierit e cila do të hetojë 46-vjeçarin për akuzën e marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur, kjo pasi në kohën e abuzimit vajza ka qenë 14 vjeçe.
Durrës, pranga adoleshentit abuzoi seksualisht me 5-vjeçaren
Një tjetër rast i marrëdhënies seksuale me dhunë është shënuar edhe në qyetin e Durrësit. Një adoleshent 14-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit nën akuzën se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 5-vjeçare.
14-vjeçari me inicialet R.K banues në Durrës akuzohet se më 3 shtator të këtij viti ka kryer marrëdhënie seksuale me vogëlushen 5-vjeçare, gjithashtu banuese në qytetin bregdetar.
Kallëzimi penal në policinë e Durrësit është bërë nga babai 34-vjeçar i të miturës. 
Sigal