”Sunday Times”: 15.000 refugjatë sirianë do të hyjnë në Britaninë e Madhe

420
LONDËR–Qeveria britanike ka marrë në konsideratë pritjen e të paktën 15 000 refugjatëve sirianë, sipas gazetës britanike ”Sunday Times” online.
Sipas burimeve zyrtare të gazetës së sipërcituar, kryeministri britanik, David Cameron ka vendosur të marrë këtë numër refugjatësh duke mos adoptuar sistemin e kuotave të azilit të kërkuar nga Bashkimi Evropian.
Para pak ditësh, gazeta ”Sunday Times” kishte njoftuar gjithashtu se qeveria britanike kishte marrë në shqyrtim edhe mundësinë e marrjes së refugjatëve direkt nga kampet e tyre të ngritura nga OKB-ja pranë kufirit sirian.
Sigal