OSHEE: 1.841 raste të ndërprerjes së energjisë për debitorët dhe 17 të arrestuar në një javë

457
Edhe gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, për “Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”.
Në një njoftim për mediat, Policia bën të ditur se gjatë periudhës 31.08.2015 deri më 06.09.2015, në të gjithë vendin kanë vepruar çdo ditë 105 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE.
“Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 6 .145 raste . Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 37 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 37 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 17 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike”, njofton Policia e Shtetit.
Janë shpallur në kërkim 7 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 13 persona ndërsa janë ndërprerë 1. 841 lidhje të abonentëve debitorë dhe 37 lidhje të paligjshme.
Gjithashtu janë kontrolluar 108 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina. Policia e Shtetit dhe OSHEE shprehin vendosmërinë se do të çojnë deri në fund punën e nisur , deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
Sigal