Ekstradohet nga Greqia 41 vjeçari, i dënuar me 15 vite burg për vjedhje

512
Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin e një të dënuari me 15 vite burg për vjedhje me armë në shtetin helen, Greqi. Luan Musta 41 vjeç banues në Elbasan u ekstradua nga Athina drejt vendit tonë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarë për veprën penale të vjedhjes me dhunë me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
Sigal