Eksploziv një pike karburanti në Fushë Krujë, dëme të vogla

423
Rreth orës 03.30 të mëngjesit në Fushë-Krujë,në afërsi të Karburantit IT-oil është hapur një gropë e vogël, ku mendohet të ketë shpërthyer një lëndë plasëse eksplozivi artizanal.
Për pasojë, janë thyer dy xhama të një lokali aty pranë dhe një xham i një autobuzi.
Nuk ka të dëmtuar në njerëz.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
Sigal