Aksident me vdekje në Durrës

633
Pasditen e sotme një aksident me vdekje ndodhi në Durrës.
Një person që lëvizte me biçikletë, humbi jetën pasi u përplas nga një makinë.
Policia e Durrësit bën me dije se ora shënonte rreth 17:45, kur në lagjen 17, një mjet me targa “AA 787 RZ” me drejtues D.K. ka aksidentuar një shtetas i cili udhëtonte me biçikletë. Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
“Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale”, njofton Policia.
Në vendngjarje ndodhen efektivë të Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes
Sigal