E zë poshtë zetori, humb jetën 60 vjeçari nga Devolli

651
Sigal

Një shtetas 60 vjeçar nga fshati Progër i Devollit ka gjetur një vdekje të frikshme këtë të hënë pasi teksa po punonte është zënë poshtë nga një zetor.

60 vjeçari me inicialet G.M ka shkuar në spital me dëmtime të rënda në trup dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

“Më datë 28.05.2018, në Spitalin e Korçës ka shkuar me dëmtime të rënda trupore dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi G.M, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Progër.

Nga të dhënat paraprake rezulton se ky shtetas, ka qenë duke punuar në fshatin Progër me një mjet tip zetor, i cili është batuar dhe për pasojë dyshohet se e ka zënë poshtë këtë të fundit duke e aksidentuar”, njofton policia.