Inceneratori i Tiranës, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të arrestuarit, njëri në ‘arrest shtëpie’

28
Sigal

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 11 personat e dyshuar për ndërtimin e inceneratorin e Tiranës. Mësohet se për Jetmir Lapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, ka ndryshuar masa e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’. Kujtojmë se më herët Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë e ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës.

Me vendim të gjykatës është caktuar masa e arrestit në burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka si dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie, Alqi Bllako të dy të dënuar për shpërdorim detyre korrupsion e pastrim parash për dy inceneratorët e tjerë atë të Fierit e Elbasanit.

E njëjta masë është dhënë edhe për administratorët e kompanisë që përfituan të drejtën për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri ndërsa rezultojnë ende të shpallur në kërkim për ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Zoto e Mërtiri janë dënuar në mungesë për korrupsion e pastrim parash.