E rëndë/ Përplaset nga makina, një i vdekur në autostradën Tiranë-Durrës

513
Sigal

Aksident me pasojë vdekje në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili në momentin e aksidentit ka qenë në tentativë për të kaluar nga një anë e rrugës në anën tjetër.

Përplasja ka qenë e fortë dhe për këtë shkak qytetari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i makinës, 37-vjeç, është shoqëruar në polici

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.