E godet rrufeja duke peshkuar, humb jetën në varkë

101

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesditën e sotme në Lagunën e Karavastasë.

Një peshkatar ka humbur jetën ndërsa po peshkonte në lagunë.

46 vjeçari është goditur nga rrufeja ndërsa ishte në varkë duke peshkuar.

Ai është nxjerrë në gjendje të rëndë në breg, ndërsa ka humbur jetën rrugës për në spital.

Njoftimi zyrtar i policisë

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastas është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 46-vjeçari ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.