Ja si u përplasën me armë në klubin e natës dy grupet e të rinjve shqiptarë

506
Sigal

Një përplasje me armë ndodhi në orët e para të së shtunës në një klub nate në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ku si pasojë katër persona mbetën të plagosur.

Ditën e sotme mediat kosovare kanë bërë publike pamjet filmike të ngjarjes së ndodhur në rrugën “Rinia” , në hyrje të klubit të natës “Duplex”.

Sikundë mësohet dy grupe kanë qëlluar me armë zjarri njëri-tjetrin, ndërkohë që Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar tri armë zjarri të cilat dyshohet se ishin përdorur në përleshje.

“Në këtë rast katër persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe është në kërkim të tyre. Nga njësitet policore në vendngjarje janë sekuestruar tri armë zjarri që dyshohet të jenë përdorur në këtë rast”, thuhet në komunikatën e policisë.