Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën,në aksin Markat-Sarandë

524
Sigal

Një aksident ka ndodhur në aksin Markat-Sarandë, ku dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Nga përplasja  e mjeteve ka mbetur i lënduar drejtuesi i njërit prej tyre i identifikuar si Hajredin Dule.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa Dule është transportuar në spital për trajtim mjëksor.

Burimet bëjnë me dije se personat e aksidentuar kanë qenë emigrant të ardhur në Shqipëri për festën e Pashkëve.