Durrës, viktima të dhunës në familje, një 18-vjeçare, një e moshuar dhe nipi

470
Një bashkëshort 22-vjeçar që dhunon gruan vetëm 18 vjeç, një 38-vjeçare që rrihte vjerrën, djali që ushtron dhunë ndaj nënës dhe gjyshi që rreh nipin vetëm 12 vjeç janë disa nga rastet e dhunës që janë raportuar sot nga policia.
Policia e Durrësit ka marrë sot në mbrojtje një 18-vjeçare, pasi ishte dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Bëhet fjalë për shtetasen B.V., 18 vjeçe, ndaj së cilës ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike bashkëshorti me iniciaelt E.V., 22 vjeç. 18-vjeçarja ka paditur bashkëshortin e saj dhe ka kërkuar mbrojtjen e policisë.
Disa raste të tjera të dhunës në familje janë shënuar në Elbasan dhe Librazhd.
Kështu është proceduar penalisht shtetësja Xh.Q., 38 vjeçe, banuese në fshatin Labinot-Mal të Elbasanit. Sipas policisë, 38-vjeçarja gjatë një konflikti për motive të dobëta, në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjekrrës së saj R.Q., 67 vjeçe, si dhe ka thyer urdhrin e mbrojtjes të Gjykatës së Elbasanit.
Është proceduar penalisht gjithashtu edhe një 47-vjeçare me incialet H.A., banuese në fshatin Starnik, Librazhd. Një ditë më parë, 47-vjeçarja ka bërë një njoftim të rremë në komisariatin e policisë Librazhd se e ka rrahur djali i saj E.A., 29 vjeç.
Në Elbasan, policia e këtij qyteti ka marrë në mbrojtje një të mitur me inicialet L.Ç., 12 vjeç, pasi gjyshi i tij me inicialet A.Ç., 63 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. 
Sigal