Spitalit psikiatrik në Elbasan në gjendje katastrofike

    397
    Spitali psikiatrik në qytetin e Elbasanit po bëhet çdo ditë e më shumë një problem shqetësues për pacientët. Ky spital jo vetëm që është ‘mbipopulluar’ por mungojnë të gjitha kushtet e duhura për një spital që merret me njerëz me aftësi të kufizuara mendore. Skena që lënë për të dëshiruar dhe që të ngjallin keqardhje shfaqen çdo ditë në sytë e njerëzve. Pacientë që nuk ushqehen si duhen, që lihen pas dore në çdo kuptim, që marrin mjekimin e tyre në mënyrën më të keqe të mundshme vuajnë në këtë spital psikiatrik. Kontrolli për ta është tepër i kufizuar. Të gjithëve u ka humbur interesi duke përfshirë këtu edhe familjarët e tyre. Ilaçet mungojnë në spital dhe pacientëve u duhet ti blejnë vetë ato. Kur në fakt në vendin tonë të sëmurët mendorë kanë të drejtën të përfitojnë nga skemat e invaliditetit, kur kapacitetet e tyre për punë preken nga sëmundja. Sidoqoftë, kriteret për të përfituar nga këto përfitime speciale janë shumë strikte dhe të papërshtatshme për shoqërinë e re shqiptare. Një vajzë që studion në qytetin e Elbasanit, pas praktikës që ka bërë në këtë spital, është shprehur e shokuar nga gjendja e të sëmurëve. “U tmerrova kur i pash pacientët në atë gjendje. Ata ishin aq shumë në numër saqë ishte krijuar një kaos i cili më bëri të shqetësohesha. Asnjë nuk ushqehej si duhej. Ushqeheshin edhe me mbetjet që gjenin në tokë dhe kjo sjell mundësinë e përhapjes së ndonjë epidemi ne spital” ishin këto fjalët e studentes Xh.K. për gazetën “Telegraf” . Dita-ditës po dalin në pah kushtet skandaloze në të cilat kalojnë ditët të sëmurët, si dhe mungesa e vëmendjes që jo vetëm i lënë pacientët psikik pa ushqim por edhe pa kushtet më minimale higjieno-sanitare. Vërehen kualifikime të pamjaftueshme në nivel universitar dhe pasuniversitar edhe për mjekët dhe infermierët, por dhe për psikologët apo punonjësit socialë për sa i përket fushës së shëndetit mendor. Ata nuk tregojnë kujdesin e duhur për pacientët e tyre kështu që kjo tregon që ata nuk e bëjnë detyrën e tyre ashtu siç duhet duke treguar kështu një nivel të ulët kualifikimi të tyrin.
    Sigal