Durrës, shkon në 1 ton kanabisi i i gjetur në trajlerin me dru, arrestohen 3 persona

447
Ka shkuar në 1 ton sasia e drogës e cila u kap mbrëmjen e së dielës (25 tetor) në portin e Durrësit. Lënda narkotike ishte e fshehur në një trajler që po transportonte lëndë drusore nga Bushati i Shkodrës për në Milano. Fillimisht u raportua se sasia e drogës e cila kishte qëllim trafikimin në shetin fqinj Itali kishte një sasi prej 700 kg. Policia kufitare dhe sektori kundër narkotikëve zhvilloi operacionin të koduar “Poker” duke arrestuar edhe tre persona, si të dyshuar në këtë trafik drogë. Të arrestuarit janë shoferi i trajlerit, pronari dhe një persona tjetër nga Bushati i Shkodrës.

Të arrestuarit janë:
Albert Doku, 51 vjeç, banues në Njësinë Administrative Nr. 11, Tirane. Ervin Pëllumbi, 36 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Njësinë Administrative Nr. 11, Tiranë. Gani Bushati, 55 vjec, lindur dhe banues në Bushat – Shkodër. Operacioni në orë 17:30 të së dielës-Sipas policisë arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi mrëmjen e së dielës rreth orës 17:30 në vijën e dytë të Pikës së Kontrollit Kufitar në Portin e Durrësit gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin me targë TR 8201 R dhe trailer me targë TR 1681 T u gjet sasia e drogës që kishte një peshë rreth 1 tonë. Drejtuesi i trajlerit ishte Ervin Pëllumbi, ndërsa pronar shtetasin Albert Doku. Droga e fshehur ne trjaler në 10 baleta-Lënda narkotike ishte e fshehur në 10 baleta me dru zjarri, ku pas peshimit të saj rezultoi se pesha totale ishte 983 kg e 845 gram, sëbashku me amballazhin, si dhe është bërë sekuestrimi i kamionit me targë TR 8201 R dhe trailer me targë TR 1681T, 4 aparateve celular dhe një sasie prej 2.150 Euro. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”
Sigal