Drogë dhe para, arrestohet shqiptari…

89
Autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar për shpërndarje të lëndëve narkotike.Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte nën kontrollin e policisë, pasi dyshohej se shpërndante drogë në disa zona të Alba-s dhe Fassano-s.
Pas një kontrolli të ushtruar në shtëpinë e 55-vjeçarit, policia sekuestroi 2,5 kilogramë marijuanë si dhe 1,5 kilogramë lëndë prerëse për kokainë.
Gjithashtu, shqiptarit iu bllokuan edhe 4500 euro të gjetura brenda në shtëpi, një peshore elektronike dhe materiale të tjera që përdoreshin për shpërndarjen e drogës.