Drogë dhe armë në shtëpi, arrestohen babë e bir në Mirditë

434
Policia e Lezhës ka kryer në orët e fundit një bastisje në një banesë në fshatin Lufaj të Mirditës, ku ka gjetur dhe sekuestruar 17 kg kanabis dhe një armë automatike e tipit kallashnikov. Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, uniformat blu kanë arrestuar poseduesit e lëndës narkotike dhe armës, shtetasit Mark dhe Albert Kedheli, atë e bir. Sipas burimit, bastisja në banesën e familjes Kedheli është kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative. Gjatë saj janë gjetur edhe 3 krehëra automatiku të mbushur me fishekë.
Sigal