Donte t’i vinte flakën një pikë bastesh, vdes shqiptari e plagoset një tjetër

442
Një 19 vjeçar shqiptar ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pasi donin t’i vinin zjarrin një qendër bastesh në Itali në orës 3.00 të mëngjesit të sotëm (2 nëntor), raportojnë mediat italiane. 19-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë (njëri prej tyre shqiptar), donin të godisnin me kanaçe me benzinë pikën e basteve në sheshin Calvi.
Por diçka nuk shkoi mirë, dhe kanaçja me benzinë i shpërtheu 19-vjeçarit shqiptar duke e lënë të vdekur, si dhe plagosi bashkëkombasin e tij. Ndërsa personi i tretë arriti të dilte nga ngjarja dëmtime, raportojnë autoritetet lokale. Sipas dëshmitarëve, “shpërthimi ishte aq i madh, sa që dera e pikës së basteve u gjet afër 40 metra larg”. Hetuesit po merren me zbardhjen e ngjarjes dhe sipas tyre, një nga kanaçet me benzinë ka shpërthyer në momentin që ata donin ta hidhnin drejt pikës së basteve. Shpërthimi ishte i fortë mjaftueshëm sa një lavanderi në anën tjetër të sallës së basteve ka pësuar dëme të mëdha.Shtetasi tjetër shqiptar që u plagos u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet në gjëndje kritike, ndërsa personi i tretë po merret në pyetje nga hetuesit.
Sigal