Dhunon gruan se nuk pranonte ndarjen, 31 vjeçarja merret në mbrojtje

445
Një 31 vjeçare është marrë nëmbrojtje nga ana e policisë, pasi bashkëshorti i saj dy vite më i vogël, ka ngritur dorë mbi të pasi nuk pranonte ndarjen. Kaq është dashur që ajo menjëherë ti drejtohej rajonit të policisë, për të kërkuar ndihmë, pasi situata mes tyre ishte rënduar shumë. Dje u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 31-vjeçaren me inicialet A.L., banuese në fshatin Rrilë. E reja ka thënë para uniformave blu se bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci, P.L., 29 vjeç, banues në Rrilë ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Për shkak të dhunës dhe mos funksionimit të lidhjes mes tyre, ajo ka marrë vendimin për t’u ndarë, gjë që nuk është pranuar nga partneri i saj. Ndaj 29-vjeçarit nisën hetimet nën akuzën e dhunës në familje
Sigal