Rishfaqet Enver Hoxha në “Peza n’fest”, Strazimiri: Jemi në 2015 apo 1988

472
Pothuajse si në çdo festë të kujtimit të Luftës Nacional Çlirimtare ashtu edhe në Pezë është rishfaqur Enver Hoxha.
“Peza n’festë” e konceptuar si një festë me zjarre dhe këngë partizanësh, por edhe me shallin e kuq dhe uniformën partizane, duke shtuar këtu edhe praninë e imazhit të Enver Hoxhës, ka sjellë jo pak reagime. Një prej tyre ka qenë Gent Strazimiri.
I cili përmes një statusi në rrjetin e tij “Facebook” pyet nëse është viti 2015 apo 1985
“A është ky vendi ku jetonim 2 vjet më parë…?! …është viti 2015 apo 1985… “Oksidenti” si i thotë kësaj”, shkruan deputeti i PD-­së, Gent Strazimiri. 
Sigal