Dhunoi të riun dhe e bëri për spital, kapet 28-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

444
Sigal

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim pasi ka dhunuar duke e lënë të plagosur një të ri. Ngjarja ndodhi më 23 gusht në lagjen “Karbunarë e Madhe” në Lushnjë ku Fation Myrtaj, 28 vjeç, banues në Fier, për motive të dobëta në bashkëpunim me një person tjetër, ka goditur me sende të forta shtetasin Xh.H., 20 vjeç, banues në Lushnje.

Policia e ka arrestuar sot 28-vjeçarin ndërsa po punon për kapjen e bashkëpunëtorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale  “Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim.