5 mijë fitues në Universitete

644
Sigal

Shkollat e larta shpallin listën e 5 mijë kandidateve fitues ne universitetin e Tiranës. Drejtues të fakulteteve shprehen të kënaqur për nivelin e kandidatëve për student, ku në degët e ekonomisë dhe drejtësisë mesatarja me e ulet është 9.6, ndërsa ne shkencat sociale dhe gjuhet e huaja mbi 7. E veçanta e këtij viti është se në fakultetin e drejtësisë mbizotërojnë femrat. Në 30 gusht universitet nisin regjistrimet për pranimet e reja. Dekanët u bëjnë apel kandidatëve të ndjekin me kujdes lëvizjet e listës gjatë fazave 48-orëshe. Regjistrimet për raundin e parë të pranimeve në universitete do te vijojnë deri ne 12 shtator. Një ditë më pas, ne 13 është përcaktuar çregjistrimi për kandidatet që synojnë degë më të mira se ajo që kanë fituar. Ndërsa në 15 shator nis aplikimi për raundin e dytë të pranimeve.